Spitali ku u xhirua ‘Doktori i Mrekullive’ kthehet në atraksion për turistët/ Rritet numri i pacientëve turq që duan shërbim në ato ambiente

‘Doktori i mrekullive’ është një nga serialet turke më të ndjekur në të gjithë botën. Spitali ‘Berhayat Hospital’ ku është xhiruar seriali duket se është kthyer në atraksion për turistët që vizitojnë Stambollin.

Të huajt që po vizitojnë Stambollin kanë shprehur një interesim të madh për të parë nga afër vendin ku seriali i tyre i preferuar ka zhvilluar ngjarjet e skenarit.

Seriali është xhiruar kryesisht gjatë fundjavave duke shfrytëzuar faktin që në fundjavë numri i pacientëve është më i vogël.

Gjithashtu, ‘Berhayat Hospital’ ka njoftuar se pas serialit, edhe spitali ka shënuar rritje të madhe të numrit të pacientëve të cilët duan të vizitohen në spital.

 

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *