Spitali në Kosovë mbushet plot me pacientë, mjekja: Kanë ngrënë shumë bakllava për Bajram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është mbushur plot me pacientë që kërkuan ndihmë pasi kishin konsumuar shumë ushqime të ëmbla dje, në ditën e Kurban Bajramit.

Çdo ditë në qendrën emergjente kemi mjaft raste të atyre post-COVID, e sidomos sot që është festa e Kurban Bajramit kur njerëzit hanë ushqime me më shumë kalori, sidomos me bakllava dhe pacientët të cilët kanë diabet duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Sot kemi pasë shumë raste që është dashur t’i trajtojmë për shkak të hiperglikemisë dhe hipertensionit, si raste emergjente”,- ka deklaruar njëra prej mjekeve.

“Numri i tyre mjaft i madh. E shihni që po hynë e dalin për këtë shkak”,- shtoi ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *