Spitali Rajonal i Fierit është drejt përfundimit, për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka bërë një thirrje publike për punësim. Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se janë hapur vëmendje pune, duke theksuar se vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga një komision ad-hoc, sipas një sistemi pikëzimi, i cili vlerëson dosjen e aplikantit dhe intervistën. Në total Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia, e ndërsa pjesa tjetër nga Shqipëria.
“Kjo ftesë u drejtohet të gjithë menaxherëve shëndetësorë spitalore, mjekëve sipas specialiteteve të përcaktuara në thirrjen publike, infermierëve, teknikëve që plotësojnë kriteret për t’u përzgjedhur dhe që janë të gatshëm të bëhen së bashku me ne pjesë e këtij projekti ambicioz që po hedh hapat e parë drejt autonomisë së sistemit spitalor publik”, ka bërë thirrje Manastirliu.
Për Manastirliun, ky spital do të shënojë pikën e kthesës në mënyrën e menaxhimit të spitaleve në Shqipëri.
“Për nga standardet por edhe për nga mënyra e administrimit, ky spital do të vendosë gurin e themelit sa i përket ndërtimit të modelit të ri të autonomisë spitalore në Shqipëri. Spitali Rajonal Memorial do të menaxhohet nga një ekip i përbashkët shqiptaro-turk. Ky spital do të ketë 150 shtretër, 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore dhe me shtretër. Një spital i cili do të mundësojë shërbime të nivelit terciar për qytetarët shqiptarë”, tha Manastirliu.
Aplikoni në linkun e mëposhtëm
https://shendetesia.gov.al/aplikime-per-spitalin-memorial-fier/