Presidenti, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me publikimin e emrit të tij në dosjen e Sigurimit të Shtetit.
Meta tha se ky autoritet duhet të mbajë përgjegjësi ligjore, pasi po qarkullojnë emra në publik.
Sakaq shtoi nuk ka qenë kurrë bashkëpunëtor i këtij sigurimi, ku ky i fundit u shpreh i bindur se është ‘pastër’.
“Jam i sigurt se vota e deputetëve do të jetë transparencë për këto që ka qenë bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit. Partia e Lirisë është në krye të betejës për të shembur këtë shpifje. Po bëhet me metoda më të shpifura dhe banale për të mbajtur në kontroll gazetarë, punonjës etj.
Po qarkullojnë emra në publik. Autoriteti i Dosjeve duhet të zbatojë ligjin por edhe të kujdeset që viktimat mos të lëndohen. Ky i fundit e di që unë nuk kam qenë kurrë bashkëpunëtor, është provuar që në periudhën e të madhërishmit Sali Berisha. Të gjithë e dinë që Meta nuk ka jetuar në konvikt, kështu që nuk kishte si të spiunonte. Ilir Meta nuk kishte në plan të arratisej në at kohë por kishte synim vetëm që të bëhej pedagog. Meta në çdo rast ka firmosur një kërkesë për t’u verifikuar”, tha ai.