“Spiun të amerikanëve?”- Berisha: Rama nuk lejon kreun e SHISH shkojë në zyrë!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të premte, se kryeministri Edi Rama nuk lejon kreun e SHISH, Helidon Bendo, të shkojë në zyrë, pasi e konsideron spiun të amerikanëve. Në një dalje për media kreu i Partisë Demokratike ka informuar qytetarët se Kushtetuta po shkelet me këmbë pasi kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit është një pozicion i emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të shërbimit informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligji, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit. Shefi i shërbimit informativ kombëtar, propozohet nga kryeministri, por emërohet nga presidenti, dhe po me ligj, ai u raporton të dyve. Ky është një akt i turpshëm, që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe parim dhe ky është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *