Spiunë mes bluzave të bardha? Mjeku kërkoi legalizim të ryshfetit, Rama: Mbresëlënës nga paturpësia e propozimit

Në ceremoninë e fillimit të punimeve në ‘Mbretëresha Geraldinë’, Rama u shpreh se sistemi ynë shëndetësor është në një ‘kantier’ reformimi dhe modernizimi. Teksa foli për situatën në spitalet e vendit, theksoi se do të vijohet me një luftë brenda këtij sistemi, ndërsa paralajmëroi se disa individë do të jenë aty për të ndarë të njomin nga i thati.

Kryeministri Rama e ka konsideruar si shokues dhe “një propozim të paturpdeklaratën pak ditë më parë të një mjeku në Spitalin e Traumës i cili i cili tha se ‘ryshfeti’ duhet të legjitimohet dhe të dorëzohet te recepsioni. Rama tha se kjo vërteton edhe domosdoshmërinë e lëvizjes së re të qeverisë kundër korrupsionit.

“Një mjek që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtet mbresëlënës për nga niveli i kurajos dhe për nga paturpësia e propozimit. Patjetër që niveli i shpërblimit të mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim ashtu sikundër e kemi rritur. Është një zotim që ne e kemi bërë që pagat për bluzat e bardha të rriten 40%. Të paguhen edhe sipas mundit, volumit dhe cilësisë së shërbimit që bëjnë individualisht.  Por që të thuhet ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin, është një mesazh kuptimplotë për domosdoshmërinë që e gjithë lëvizja anti-korrupsion në të gjithë sistemin tonë, e cila ka filluar të ndihet, të shtrihet shumë më thellë. Nuk mund të këtë në asnjë mënyrë një barazim të gjithë mjekëve, të gjithë bluzave të bardha, në perceptimin që të gjithë janë njësoj, dhe të gjithë futin duart në xhepat e familjarëve dhe pacientëve. Nuk janë njësoj as pemët, as lulet, as kafshët, as njerëzit. Por që ndarja mes asaj shumicë që e nderon sistemin shëndetësor dhe është aty për të konfirmuar faktet që lidhet sa shumë ndërveprime kryhen në funksion të pacientëve dhe sa shumë rezultate arrihen, bën që të jetë e domosdoshme që mjekët dhe infermierët që tronditin opinionin publik kur papritur shfaqen si gjakpirës të ndiqen dhe të përndiqen deri në fund nga forca e ligjit. Ne kemi në proces edhe ndërtimin e një rrjeti anti-korrupsion, nga ana jonë, jo e drejtësisë e re, për të vendosur në presion të dyfishtë të gjithë sistemin tonë publik”, u shpreh Kryeministri.

Kreu i qeverisë theksoi se shteti s’mund të jetë një rifuxhio për mëkatarët dhe grabitqarët.

“Kjo është nga ana jonë, jo nga ana e drejtësisë së re, për të vendosur në presion të dyfishtë sistemin tonë publik. Jo thjesht sistemin tonë shëndetësor, por atë publik. Këto që bëjnë të humbasin një pjesë të rëndësishme të pjesës së tyre nëse sistemi vazhdon të ushqejë parazitë dhe grabitqarë që janë aty për t’i shërbyer shtetit dhe njerëzve. Kjo është arsyeja se pse edhe në spitale, kemi vendosur që të shtrijmë deri në fund rrjetin e individëve që do të jenë aty për këtë punë, për të ndarë ose për të kontribuuar për ndarjen e të njomit nga i thati. S’mund të ketë luftë kundër të keqes nëse ajo është e ndarë mes pushtetit ekzekutiv dhe atyre që janë jashtë këtij pushteti, në të gjitha nivelet. Lufta do të zhvillohet brenda në radhë të parë. Vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimi, solidariteti, dinjiteti dhe respekti dhe do të vendosen në vendin që e meritojnë në sytë e të gjithëve, ata të cilët bëjnë detyrën. Vetëm kështu Shqipëria do të ngjitet në atë majën ku prej shumë vitesh është penguar që të ngjitet dhe kështu shteti do të bëhet aleati dhe bashkudhëtari i domosdoshëm i qytetarëve. Në të kundërt, është e vështirë, shumë e vështirë.

Këto që po ndodhin për fat të mirë janë shenjat e para të një ndryshimi që do të shkojë duke u thelluar, në çdo nivel. Shteti s’mund të jetë një ‘rifugio pegatori’ për mëkatarë e grabitqarë në kurriz të qytetarëve, që e mbajnë në këmbë shtetin me kontributet e tyre. S’mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve, lotin e familjarëve, e djersën e qytetarëve, në asnjë sistem. Këto janë mëkate që shkojnë shumë përtej personales. Unë besoj se ne jemi në rrugën e duhur, por në këtë rrugë ku po synohet që Shëndetësia në Shqipëri të bëhet pikë referimi për të gjithë rajonin. Kemi mjekë të jashtëzakonshëm, infermierë të zotë dhe kjo s’mund t’i poshtërojë një segment brenda tyre, që shkon në drejtim të kundërt me drejtimin e historisë. Për hir të së vërtetës kemi dhe një lidership që se kemi pasur asnjëherë në krye të punës tonë në sistemin e shëndetësisë. Lidershipin e ministres, e drejtuesve ambiciozë. Kemi dhe një boshllëk në vëzhgim për të plotësuar këto pika, pasi jo në çdo pikë kemi njerëzit e duhur.”, -tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se synon që brenda kësaj dekade që sapo ka nisur me investime dhe reformimin e sistemin shëndetësor ta kthejë Shëndetësinë në Shqipëri në pikë referimi për rajonin.

“Shteti nuk mund të jetë një rifuxho për mëkatarë në kurriz të qytetarëve që mbajnë në këmbë shtetin me kontributet e tyre. Unë besoj që ne jo vetëm që jemi në rrugën e duhur, por kemi mundësinë të synojmë që brenda kësaj dekade shëndetësia në Shqipëri të bëhet në një pikë referimi për të gjithë rajonin. Kjo pasi kemi mjekë të jashtëzakonshëm dhe një trup infermierësh që meritojnë respekt”, tha Rama.

Rama madje shtoi duhet të hyjmë në një pikë të re bashkëpunimi për të krijuar partneritet shtetëror dhe privat për Shëndetësinë

Kemi një lidership shumë të mirë në Shëndetësi, por kemi edhe pika që duhet të punojmë më shumë. Nga ana tjetër duhet të hyjmë në një sinergji të re ku të bashkëpunojmë me partnerë që janë të gatshëm të na mbështesin dhe të hyjnë në partneritete, partner shtetëror dhe partner privat që të maksimilizojmë sistemin shëndetësor”, tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *