Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave për incidentet në bazat ushtarake. Kreu i qeverisë ka hedhur poshtë akuzat se siguria kombëtare është cënuar, duke theksuar se institucionet kanë funksionuar siç duhet. “Me u gjet Kola në punë”, është shprehja që Rama ka zgjedhur për të ironizuar kritikët.
“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!” shkruan Rama.
Dy incidente janë regjistruar brenda pak orësh në uzinat e përpunimit të armëve në Gramsh dhe Poliçan. Mbrëmjen e kaluar tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinë. Pasi u pikasën, njëri prej tyre sulmoi dy ushtarë, duke i lënë të lënduar.
Sakaq, ditën e sotme në policia ndaloi katër çekë, pasi u konstatuan duke fotografuar në uzinën e Poliçanit. /abc