Faqeja e hakërave iranianë ‘Homeland Justice’, ka vijuar të publikojë të dhëna që lidhën me sigurinë e vendit tonë.
Mbrëmjen e sotme ‘Homeland Justice’ka publikuar të dhëna që lidhen me punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror, ku përfshihen emri, numri i telefonit dhe emaili i tyre.
Ky nuk është rasti i parë që hakerat iranianë publikojnë të dhëna për shtetasit shqiptarë, pasi deri tani janë publikuar të dhëna në lidhje me pagën, targat e makinave dhe së fundmi edhe të dhëna në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe udhëtimet e tij jashtë vendit me avionë charter.