Ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshën 59-vjeçare gazetari i njohur i sportit, Kosta Grillo.
Gazetari ishte infektuar me virusin e rrezikshëm prej disa kohësh, ndërsa ishte dërguar në Turqi për mjekim më të specializuar, ku ndodhej në intubim prej 27 gushtit, por që nuk ka ja dalë dot të mposhtë virusin.
Miq, të njohur dhe kolegë të gazetarit Kosta Grillo bërë edhe thirrje për ndihmë financiare në mënyrë që familja Grillo të përballonte shpenzimet në Turqi, pasi trajtimi që po merrte ishte mjaft i kushtueshëm. Por, pavarësisht aplikimit, Grillo nuk ia doli t’i bënte ballë koronavirusit.
Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i komentatorit, Ervin Petraq Baku, i cili shkruan se “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.
/Priza.al/