Një ekip me 10 sportistë elitarë nga Ukrainë nga mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku do të akomodohen për një periudhë të caktuar.
Ekipi me atletë të rinj nga Ukraina kryesisht nxënës dhe studentë do stërviten në pistën e stadiumit “Elbasan Arena” një nga më të mirat e këtij lloji në vendin tonë. Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli dhe Kryebashkiaku i Elbasanit ,Gledian Llatja i garantuan sportistët në emër të KM ,Edi Rama se qeveria shqiptare do bëjnë gjithçka që ata të ndjehen sa më komod në çdo aspekt.
Në një të ardhme pritet që këtij grupi sportistësh ti bashkohen edhe dhjetra të tjerë.