Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një urim për sportisten Majlinda Kelmendi.
Berisha në ‘Facebook’ shkruan se Kelmendi ka hyrë në librin e Rekordeve Guinness si sportistja që ka marrë më shumë medalje ari.
Postimi i plotë:
E jashtëzakonshmja Majlinda Kelmendi, hyn në librin e Rekordeve Guinness si sportistja që mori më shumë medalje ari. Në vitet 2010-2019 superylli botëror i xhudos mori 18 medalje ari.
Një urim të përzemërt miq Majlindës, sportistes më të famshme të kohërave! sb