Sqarohet Alketa Vejsiu/ U kap mat në kundërvajtje dhe bllokoi rrugën

Disa foto të Alketa Vejsiut bënë xhiron e rrjetit, ku u tha se moderatorja ishte futur kundërvajtje dhe ndërkohë po përdorte telefonin. Por si është e vërteta e këtyre pamjeve që u bënë virale?

Vetë Alketa ka postuar sot një video në profilin e saj në Instagram, ku ka shpjeguar të gjithë situatën. Prezantuesja tha se e gjithë zhurma në rrjet u bë për gjenerim klikimesh dhe se ajo nuk ka qenë as në lëvizje, thjesht shtoi se po priste që të lirohej një vend në parking.

“Nuk ka histori aty. Është thjesht një titull abuziv për të shkaktuar polemika dhe për të gjeneruar klikime dhe për ta politizuar Alketën. Nuk ka lidhje me politikën dhe nuk do të ketë asnjëherë. Alketa është artiste në shpirt dhe në profesionin e saj, është dhe sipërmarrëse e thjeshtë. Ka të tjerë që bëjnë gjëra më të mëdha se unë. Jo më larg se dje, kisha dalë nga vendi i parkingut dhe po prisja që të lirohej një vend aty. Nuk isha në lëvizje, në kundravajtje. Isha parkuar në anë të rrugës. Nuk kishte trafik, nuk po lëvizja dhe kisha të drejtë të përdorja telefonin se isha ndaluar. Gjithmonë kur gaboj kërkoj falje por në këtë rast nuk kam”, tha ndër të tjera moderatorja”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *