Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar ditën e sotme për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të PE dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit më 27 tetor 2015, në Strasburg. Ajo më pas u miratua nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 30 tetor 2015.