Stabilizim-Asociimi në Tiranë/ Kim: SHBA mbështet përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka vlerësuar progresin që Shqipëria po bën në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kim shkruan se shqiptarët dhe qeveria meritojnë respekt për kryerjen e reformave të vështira dhe SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë.

Në Tiranë u mbajt për herë të parë mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë, që solli në kryeqytet edhe dy zyrtarët e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Oliver Várhelyi.

Postimi i plotë:

“Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme,” shkruan Yuri Kim


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *