Kompleksi i Partizanit është drejt përfundimit. Pas shumë viteve orvatje mes Elbasanit, stadiumeve të ndryshëm të Tiranës dhe Shqipërisë, skuadra e kuqe do t’i luajë shumë shpejt ndeshjet si pritës në shtëpinë e tij në periferi të kryeqytetit.
Kompleksi ku skuadra po stërvitet prej disa muajsh po merr formë të plotë dhe me kompletimin e shkallëve me ulëse, data e rikthimit në shtëpi për të luajtur edhe ndeshjet zyrtare, duket më e afërt. Me shumë mundësi, ndeshja e kthimit ndaj Orikut në Kupën e Shqipërië mund të presë shiritin e shtëpisë së re.
Ndeshja e parë do të luhet në Orikun më 28 shtator ndërsa e kthimit më 12 tetor në kryeqytet. Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase besojnë se për 1 muaj deri në ndeshjen e kupës, stadiumi do të jetë gati. Impianti i ri ka një kapacitet prej rreth 5.000 vende.