Stadiumi i Suedisë do të quhet “Avicii Arena”. Sensibilizim ndaj shëndetit mendor të të rinjve

Arena më e njohur në Suedi do të ndryshojë emrin e saj në nder të artistit të ndjerë Avicii.  Është babai i DJ-it të ndjerë, ai i cili bën të ditur lajmin se ajo do të quhet “Avicii Arena”

“Ishte një moment i rëndësishëm në karrierën e tij kur ai performoi këtu nëntë vjet më parë, dhe do të ishte jashtëzakonisht krenar që kjo ndërtesë ikonike nga sot do të mbajë emrin e tij”, tha babai i Aviciit, Klas Bergling, në një deklaratë.

 

Zona, e cila u hap në 1989,  quhej më parë ‘Ericsson Globe’ dhe do të bëhet “një qendër për ndarjen e ideve dhe aktiviteteve pritëse me fokus në shëndetin mendor të të rinjve”, komenton Klas Bergling, babai i Tim.

Gjithashtu reagonpresidenti dhe CEO i gjigantit të vendit, Ron Bension, i cili shprehet se “Ne jemi të nderuar të marrim pjesë në këtë bashkëpunim për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjes mendore”.

Kujtojmë se Avicii ndërroi jetë tre vite më  parë në mënyrë tragjike. Ai u gjet i vdekur në Muskat, Oman, në një hotel luksoz ku kishte vrarë veten në moshën 28-vjeçare.I riu kishte probleme me alkoolin dhe vazhdonte të performonte pavarësisht shëndetit të rënduar mendor. Në vitin 2014, ai u shtrua në spital dhe u detyrua të hiqte fshikëzën e tëmthit dhe apendisitin.

Lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e DJ-it të famshëm Avicii, tronditi jo vetëm familjarët por të gjithë fansat dhe bashkëpunëtorët e tij. Një prej tyre ishte edhe këngëtarja Rita Ora, e cila u trondit nga kjo humbje.

Gjatë një koncerti që ajo mbajti në Amsterdam të Hollandës, i dedikoi Aviciit një minutë heshtje.

Me lot në sy, Rita pas disa fjalëve prekëse, ka përformuar këngën dhe bashkëpunimin me Avicii-n “Lonely Together”. Ajo emocionoi edhe të pranishmit, ndërsa zëri i dridhej.

[Burimi “IQ Magazine”/ përshtati në shqip “Priza.al”]

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *