Pasi hoqi dorë nga gara për çmimin e madh, Olta Gixhari dëshiron që “Big Brother VIP 2”, ta fitojë Dea Mishel. Në një intervistë të dhënë pak minuta pasi la shtëpisë, Olta u shpreh se stefetën ia ka lënë Deas. Madje, tregoi disa nga këshillat që i ka dhënë në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi banorëve që ajo mbështeste, Deas dhe Qetsorit.
“Dua që Big Brother-in ta fitojë një femër, që është Dea Mishel. Stafetën ia kam lënë Deas. Ajo ishte e vetmja që kuptoi vendimin tim për të dalë. I thashë më ndiq se dua të të lë ca gjëra. E pajtova me Qetsorin, i hapa disa pista në lojë. Kur po dilja, i thashë Qetsorit te veshi që Visi nesër ka ditëlindjen e të atit që ka tetë vite që ka ndërruar jetë dhe t’i qëndrojë pranë”,- shprehet Olta.
Sipas saj, katër konkurrentët finalistë të këtij sezoni do te jenë Dea Mishel, Luizi, Qetsori dhe Kristi.