Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Stamboll të Turqisë. Gjashtë persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një kamion u përplas me dy makina.
Aksidenti ndodhi në orën 15:30 me orën lokale (12:30 GMT) në autostradën Trans-Europiane në Silivri.
Tre personat e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet më të afërta. Në zonë u dërguan njësitë e xhandarmërisë, zjarrfikëset, njësitë e urgjencës mjekësore, si dhe ekipet e reagimit ndaj emergjencave dhe fatkeqësive.
Aksidenti ndërpreu qarkullimin në autostradë, i cili u rihap pas disa orësh.