Njerëz të shumtë kanë vërshuar sërish natën e mbrëmshme në rrugët e Stambollit, duke protestuar kundër krimeve të izraelit, veçanërisht ndaj masakrës së fundit në Rafah, ku deri më tani kanë humbur jetën 45 persona.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mijëra persona u mblodhën rreth konsullatës izraelite të hënën mbrëma për të dënuar sulmet në kampin e refugjatëve palestinezë në Rafah.
Lëndë djegëse molotov u hodh drejt ndërtesës duke i vënë flakën konsullatës izraelite në shenjë proteste.
Protestuesit i kërkuan gjithashtu komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë dhe të ndalopj sulmet e Izraelit ndaj civilëve palestinezë.