Stano: Blismi takohet nesër me homologun serb në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se nesër Kryenegociatori i Kosovës Besnik Blismi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviç do takohen nesër në Bruksel.

“Po, mund të konfirmoj se nesër do të ketë takim të dialogut Beograd-Prishtinë në nivel të kryenegociatorëve, siç njoftoi përfaqësuesi i lartë të mërkurën e kaluar, pas takimeve të nivelit të lartë të presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti. Prioriteti dhe agjenda, në fakt, përcaktohet nga urgjenca më e madhe e fillimit të zbatimit të marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Stano.

Stano poashtu tha se detyra që iu dha Bashkimi Evropian si lehtësues është për të punuar për të ndihmuar të dyja palët për të arritur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *