Stano: Palët u pajtuan të hënën, s’ka nevojë për diskutime të mëtejme

 

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, janë pajtuar mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se nuk pritej që të hënën në Bruksel të nënshkruhej diçka, por se gjithçka u realizua ashtu që të diskutohej propozimi.

Stano u pyet gjatë konferencës të enjten nëse janë pajtuar liderët e dy shteteve fqinje mbi marrëveshjen dhe pse nuk u nënshkrua një dokument.

“Nuk kam çfarë të shtoj, por vetëm t’i referohem deklaratës që e ka dhënë përfaqësuesi i lartë Borrell, me të cilën janë pajtuar të dy liderët. Nuk do të hyjmë në komentime të secilës deklaratë, apo secilit interpretim në rajon rreth asaj se për çfarë janë pajtuar. Kjo është shumë e qartë nga teksti. Nuk ka qenë kurrë çështja rreth një nënshkrimi. Ky takim të hënën ishte për të diskutuar për propozimin e BE-së për të cilin u pajtuan të dyja palët se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për këtë propozim që po bëhet marrëveshje për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Kishte kuptim se punë e mëtejmë do të vazhdohet kur bëhet fjalë për të diskutuar implementimin dhe për të siguruar se ka hapa konkretë në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve“, ka thënë Stano.

Kurti ka thënë të hënën se ai ishte i gatshëm ta nënshkruante marrëveshjen, por se Vuçiqi nuk ishte.

Kurse, Vuçiqi ka thënë se nuk ka dashur të nënshkruar.

Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit pritet të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *