Shqipëria barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Islandës, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ishte sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi, ai që në minutën e 30-të, shënoi golin e avantazhit për kuqezinjtë e Edi Rejës.
Ky ishte goli i parë me fanellën e Kombëtares, për sulmuesin, i cili është vlerësuar si lojtari i ndeshjes te Shqipëria, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, që i ka vendosur notën 7.4 Seferit.
Në vend të dytë për nga vlerësimi vjen Kumbulla me notën 7.2, ndërsa i treti është Balliu me notën 7.1.