Statistikat e dy kombëtareve/ Italia dhe Anglia kërkojnë të shkruajnë historinë

Finalja e ‘Euro 2020’ mes Anglisë dhe Italisë pritet të garantojë super spektakël dhe emocione të forta tek të gjithë adhuruesit e futbollit. Por së pari le të shikojmë statistikat e të dyja kombëtareve deri tani.

Kjo do të jetë finalja e dhjetë që Italia arrin mes Europianëve (4 finale) dhe Kupës së Botës (6 finale).

Kjo do të jetë finalja e parë për Anglinë në një Europian dhe e dyta në çdo turne ndërkombëtar, pas Botërorit të fituar në shtëpi në vitin 1966. Me 55 vite distancë nga njëra finale në tjetrën, Anglia mban rekordin më negativ, për sa u përket në tërësi kombëtareve europiane.

Pas Anglisë në “Euro 2020”, kjo është hera e 11-të që një kombëtare pjesëmarrëse luan finalen ndërkombëtare në shtëpi (Europianë/Botërorë). Anglisë i ka ndodhur që të presë edhe finalen e Botërorit 1966, kur mundte 4-2 Gjermaninë në “Ëembley”, por ndërkohë dy skuadrat e fundit që e kanë luajtur finalen në shtëpi e kanë humbur atë: Portugalia në 2004 dhe Franca në 2012. Ndërsa në tetë rastet e tjera, ajo që kishte dështuar në shtëpi ka qenë Suedia në Botërorin 1958.

Italia nuk ka humbur kurrë kundër Anglisë në një turne ndërkombëtar (3 fitore dhe 1 barazim), konkretisht: 1-0 në “Euro 1980”, 2-1 në Botërorin “Itali 1990”, barazim 0-0 në Botërorin 2014 dhe kualifikim pas penalltive në “Euro 2012”.

Anglia ka fituar vetëm 2 nga 14 takimet e fundit kundër Italisë, në të gjitha kompeticionet (5 barazime dhe 7 humbje), konkretisht 2-0 në qershor 1997 dhe 2-1 në gusht 2013, që të dyja miqësore. “Tre Luanët” ndërkohë kanë fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet zyrtare ndaj Italisë (2 barazime dhe 5 humbje): 2-0 në eliminatoret për Botërorin 1978.

“Wembley” do të presë finalen e tretë në histori mes Botërorëve dhe Europianëve. Që të dyja këto ndeshje kanë kërkuar kohët shtesë për të shpallur fituesin: Anglia ndaj Gjermanisë në Botërorin 1966 dhe Gjermania përballë Çekisë në “Euro 1996”.

 Italia shkon në Londër si e pamposhtur prej 33 ndeshjesh me radhë në të gjitha kompeticionet (27 fitore dhe 6 barazime), duke shënuar 86 gola në total dhe duke pësuar 10. Kjo është seria më e gjatë e pathyeshmërisë në historinë e kombëtares “axurre”.

Anglia ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e saj (plus 1 fitore dhe 1 barazim) të luajtura në “Wembley”, në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 46 gola dhe duke pësuar vetëm 5.

 Gareth Southgate ka fituar 8 ndeshje si trajneri i Anglisë mes Europianëve e Botërorit. Ai ka barazuar Alf Ramsejn, i fundit që i ka dhënë trofeun e parë dhe të fundit Anglisë (Botërorin 1966).

 Anglia me 2.2 dhe Italia me 2.3 kanë pësuar mesatarisht numrin më të vogël të goditjeve në portë për ndeshje në këtë “Euro 2020”.

 Harry Kane ka marrë pjesë në 28 gola për Anglinë, në 27 prezencat e fundit (19 gola dhe 9 asiste).

 Harry Kane, nëse shënon ndaj Italisë, do të barazonte Geri Linekerin me 10 gola të shënuar në historinë e turneve të mëdhenj (Botërorë/Europianë).

 Rahim Sterling ka tentuar 32 driblime dhe ka kompletuar 18 prej tyre në këtë “Euro 2020”, më shumë se kushdo tjetër. 7 nga 18 driblimet e kompletuara kanë ndodhur në zonën e rreptësisë kundërshtare. Rrezik!

 Roberto Mançini është trajneri i dytë në histori, i cili pasi ka fituar 1 titull kampion me një skuadër angleze (Mançester Sitin), ka luajtur më pas një finale ndërkombëtare (Botëror/Europian), pas Alf Ramsejt: titull me Ipsuiçin dhe Botërorin e 1966-ës me Anglinë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *