Që prej ardhjes në pushtet të kryeministres Giorga Meloni, ardhja e emigrantëve në Itali është rritur me më shumë se 50%, sipas statistikave zyrtare.
Pak ditë më parë, ministri i brendshëm Matteo Piatendosi foli për një televizion vendas duke pretenduar se “kurba e rritjes së mbërritjeve me anije ka rënë” në dy muajt e parë të qeverisë në pushtet.
Por statistikat e publikuara nga ministria e brendshme tregojnë se ardhjet e emigrantëve me anije kanë qenë dukshëm më të larta që kur Meloni mori detyrën në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Që në dy muajt e parë, nëntor dhe dhjetor, rreth 20000 emigrantë kanë mbërritur në Itali, ndërkohë që një vit më parë ishin vetëm 12600 refugjatë të zbarkuar.
Por rritja e mbërritjeve të emigrantëve ka qenë më dramatike gjatë ditëve të para të janarit të këtij viti.
Deri më tani kanë zbarkuar 3709 emigrantë, ndërkohë që e njëjta periudhë në 022 ka qenë 378, pra rritja është në nivelin 881%.
Meloni dhe partia e saj Vëllezërit e Italisë dolën triumfuese në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të shtatorit të kaluar, duke udhëhequr një fushatë e cila premtoi të frenonte mbërritjet e anijeve dhe të mbante një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit të paligjshëm.
Në nëntor, qeveria e re shkaktoi një grindje të ashpër me Francën pasi një anije shpëtimi e drejtuar nga bamirësi me më shumë se 200 pasagjerë u largua, duke u ankoruar më vonë në portin francez të Toulon.