“Stërgjyshi im ishte grek”, Anxhela Peristeri: S’e kam mohuar asnjëherë se jam shqiptare!

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision” me këngën “Karma”. Ajo do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin  “Zonë e lirë”, ku  ka folur edhe për mesazhet negative që ka marrë, pasi deklaroi në një emision disa javë më parë se ka rrënjë greke. Anxhela zbuloi se stërgjyshi i saj është me origjinë greke.

“Mesazhet e dashura nga njerëzit, janë më shumë se sa mesazhet e ‘patriotëve’. Stërgjyshi im ka pasur origjinë greke. Ne nuk zgjedhim origjinën, por mund të zgjedhim atdheun dhe vendin ku jetojmë.

Unë e kam deklaruar dhe në Greqi kur shkoja që jam shqiptare, kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe kam punuar 7 vjet në Greqi.

Edhe kur kam punuar në Greqi, nuk e kam mohuar asnjëherë se jam shqiptare”, u shpreh Anxhela.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *