Sterling largohet nga City, bashkohet me gjigantin tjetër anglez

City vazhdon të humbasë yjet e sulmit. Pasi largoi Gabriel Jesus te Arsenali, trajneri Pep Guardiola do të humbasë një tjetër emër të besuar të repartit të avancuar. Rahem Sterling është i larguari i radhës, teksa ka gjetur akordin personal me Çelsin dhe i ka komunikuar klubit se kërkon largimin gjatë merkatos së verës.

Futbollisti është takuar edhe me trajnerin Tomas Tuhel dhe pasi ka mësuar planet e tij, ka bërë të qartë se është gati t’i bashkohet Çelsit në atë që është lëvizja e parë e rëndësishme e bluve që pas ndërrimit të pronarëve.

Mediat britanike bëjnë të ditur se edhe City është gati të pranojë kërkesën e futbollistit, sidomos duke marrë parasysh një çek prej 55 milionë paund që do të përfitojnë nga shitja e 27-vjeçarit.

Sterling është në vitin e tij të fundit të kontratës me kampionet në fuqi të Anglisë. Ai pritet të përfitojë një rrogë prej 315 mijë paund në javë në marrëveshjen afatgjatë që do të nënshkruajë në ditët në vijim me londinezët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *