Stërvitja ushtarake/ Kim: Moment i jashtëzakonshëm, Bashkimi bën fuqinë!

Në Tiranë ditën e sotme është zhvilluar ceremonia hapëse e Defender Europë 2023, stërvitjes më të madhe ushtarake amerikane në Europë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është shprehur se ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe se bashkëpunimi me Shqipërinë dhe aleatët e tjerë kanë bërë që NATO të jetë më e bashkuar se kurrë.

Yuri Kim: “Është një moment i jashtëzakonshëm, jemi mbledhur në një shesh të përdorur nga një diktator për të izoluar Shqipërinë nga bota. Qytetarët u detyruan që të ndërtonin bunker për të larguar armiqtë. Shikoni tashmë një Shqipëri të ndryshuar, ja tek jemi në Sheshin Nënë Tereza me një Shqipëri Demokratike, amerikanë dhe shqiptarë që rrinë krahë për krahë, dikur të ndarë veçmas tani partnerë të NATO-s prej dy vitesh Defender Europe, ka një sfidë që është lufta në Ukrainë, por aletatët janë shumë të bashkuar.

Nuk mund të mos i kujtoj fjalët e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, heroi im personal “Bashkimi bën fuqinë”. Që nga Defender 2021, deri në 2023 Shqipëria dhe SHBA po bëjnë shumë më shumë së bashku. Defender 2023 është ndërtuar për të treguar gatishmërinë e Shqipërisë aleatëve  të NATO-s për të treguar botës se me aleatët ne mund të kryejmë çdo mision. Ne bashkë me Shqipërinë do të ndërtojmë një histori të re, jemi krenar që qëndrojmë përkrah saj”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *