Komandot e marinsave anglezë ‘dominuan’ trupat amerikanë gjatë një stërvitjeje masive në shkretëtirën Mojave. Forcat britanike morën pjesë në një betejë pesë-ditore në bazën Tëentynine Palms të trupave detare të SHBA-së në Kaliforninë jugore, një nga zonat më të mëdha të stërvitjes ushtarake në botë, dhe arritën një fitore vendimtare kundër homologëve të tyre amerikanë.
Marinsat Mbretërore, së bashku me forcat aleate nga Kanadaja, Holanda dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, shkatërruan ose bënë të pafuqishëm pothuajse çdo aset të SHBA-së dhe përfunduan stërvitjen duke mbajtur më shumë se 65 për qind të zonës së stërvitjes.
Marinsat Mbretërorë u trajnuan me homologë nga SHBA, Kanada, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Holanda në javët para stërvitjes kryesore. Forcat britanike arritën fitoren e tyre duke synuar shtabin dhe pajisjet amerikane, duke penguar rëndë aftësinë e luftëtarëve amerikanë për të nisur kundërsulme.
Njësitë e artilerisë u përqendruan gjithashtu në eliminimin e automjeteve dhe kundër artilerisë. Stërvitja u përqendrua rreth tre zonave urbane të cilat mbroheshin nga forcat aleate, më e madhja prej të cilave përbëhet nga 1200 ndërtesa të ndërtuara për testime ushtarake.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/