Nga dita e sotme deri në fund të javës moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet deri mesatar e në formën e shtrëngatave.
Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet do të jenë afatshkurtra dhe në formën e rrebesheve, por do të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Temperaturat minimale për ditën e sotme do të arrijnë deri 5 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 20 gradë celcius.