Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për situatën në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit në veri, ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.
Stoltenberg, në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” ka thënë se pak ditë më parë ka zhvilluar biseda me udhëheqësit në në Prishtinë dhe Beograd lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Misioni ynë është i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha ai.