Stoltenberg flet me Kurtin: Të gjithë të ruajmë qetësinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letërnjoftime dhe targa.

 

Ai përmes një postimi në Tëitter ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

 

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *