Stoltenberg: NATO nuk do të përfshihet në luftë

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jens Stoltenberg riafirmuan edhe njëherë vendimin e tyre për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës për sa kohë do të jetë e nevojshme , duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë mundësinë e përfshirjes së NATO-s në luftë.

Ata theksuan gjithashtu rëndësinë që Vladimir Putin të humbasë luftën, ndërsa iu referua nevojës për të mbrojtur tubacionet dhe kabllot nënujore.

“Një gjë është e qartë: së bashku me aleatët tanë në NATO, Bashkimin Europian, ne do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, politikisht, ekonomikisht, humanitarisht, por edhe furnizimin me armët e nevojshme,“ tha Scholtz gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas takimit të tij me Stoltenberg.

“Rusia nuk duhet dhe nuk do ta fitojë këtë luftë. Është gjithashtu e qartë, se vetë NATO nuk do të bëhet palë në luftë”, shtoi kancelari, duke theksuar se një veprim i tillë “do të çonte në një përshkallëzim me pasoja të paparashikueshme për të gjithë planetin”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *