Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Republikës Begaj ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në aleancë. Sipas tij vendi ynë luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Shteti juaj iu përgjigj me shpejtësi pasojave të tërmetit shkatërrues në Turqi. Shqipëria luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe të Suedisë.
Edhe NATO është e angazhuar përkrah Shqipërisë, si në rastin e sulmeve kibernetike që ju gjendem pranë. Ne po investojmë edhe në bazën e Kuçovës.
Ne do të vazhdojmë të mbështetim Shqipërinë. Ne ramë dakord për rëndësinë e pranisë së NATO-S në rajon, si misioni në Kosovë. Ne vlerësuam gjithashtu vijimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës” – tha Stoltenberg.