Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se forcimi i organizatës është në interesin e Amerikës.
Ai u pyet për ndikimin e zgjedhjeve të ardhshme në SHBA ku tha se “Unë pres që pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, SHBA-ja do të mbetet një aleat i fortë dhe i vendosur i NATO-s”.
“Është në interesin e sigurisë së SHBA-së që të ketë një NATO të fortë,.
Ai gjithashtu u shpreh se beson se SHBA do të mbetet një alet i fortë i NATO-s për shkak të mbështetjes 2 partiake.
“Kritika kryesore nga presidenti Trump dhe gjithashtu nga të tjerët kundër NATO-s në fakt nuk kanë qenë kryesisht kundër NATO-s, kanë qenë kundër aleatëve të NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për NATO-n dhe kjo ka ndryshuar me të vërtetë”, përfundoi ai.