“Ukraina ka të drejtë të mbrohet”. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për sulmet e fundit me dron që kanë goditur Kievin.
Lufta në Ukrainë është në ditën e 463-të të saj. Të paktën tre persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën në bombardimet ruse në Kiev gjatë natës, ndërsa alarmi i sulmit ajror ra në gjashtë rajone të tjera të vendit.
Italia do të rrisë prodhimin e sistemeve raketore të artilerisë detare, municioneve dhe jelekëve antiplumb, që do t’i ndahen Ukrainës në funksion të një pakete ndihme të ardhshme.
Ndërkohë, SHBA-ja njofton një paketë të re armësh dhe municionesh për sistemet Patriot në Kiev. Moska thotë se ka shkatërruar “luftanijen e fundit ukrainase” në portin e Odessa.
Sakaq, lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO ai u shpreh: “Të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, e kanë ftuar Suedinë të anëtarësohet në NATO dhe kam besim se Suedia së shpejti mund të bëhet një anëtare e qëndrueshme e Aleancës, dhe ne po punojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.”