Stoltenberg: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse përdor armët bërthamore

Ukraina rimori të shtunën kontrollin e një qyteti kyç brenda territorit që presidenti rus e shpalli si të aneksuar nga Moska. Për sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përparimi i forcave ukrainase tregon se ato janë në gjendje t’i zmbrapsin trupat ruse.

“Ata janë në gjendje të zmbrapsin forcat ruse për shkak të guximit dhe aftësive të tyre, por sigurisht edhe për shkak të armëve të avancuara që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë po u japin”, tha zoti Stoltenberg në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC.

I pyetur mbi aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në aleancën perëndimore të mbrojtjes, zoti Stoltenberg tha se “çdo vendim për anëtarësim duhet të merret me konsensusin e të 30 vendeve anëtare”, shkruan Zëri i Amerikës.

NATO po mbështet hetimin rreth dyshimeve për akte sabotazhi ndaj tubacioneve ruse Nord Stream që transportojnë gaz, nga Rusia në Evropë.

“Çdo sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike të NATO-s do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të bashkuar“, tha ai.

Shefi i NATO-s foli dhe mbi kërcënimin e Moskës për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Zoti Stoltenberg tha se Rusia do të përballej me pasoja të rënda nëse do t’i përdorte ato./abc

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *