Stoltenberg: Situata në Kosovë serioze, palët të gjejnë zgjidhje

Teksa garantoi se NATO-ja është e pranishme dhe e merr shumë seriozisht sigurinë e Kosovës, Stoltenbergu apeloi dy vendet që të bëjnë përpjekjet maksimale për marrëveshje në dialogun mes tyre.

 

“Aleanca e NATO-s ka qenë prezente në Kosovë prej shumë vitesh. Aleatët janë të angazhuar që të vazhdojnë të kontribuojnë vijimësinë e pranisë në Kosovë. Ne punojmë gjithashtu me Bashkimin Evropian në Kosovë. Ne vlerësojmë gjithashtu edhe diskutimet e zhvilluara me ndërmjetësimin e BE-së mes Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është rruga e vetme për stabilitetin në Kosovë. Kemi një mundësi historike që mund të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Palët të tregojnë fleksibilitetit dhe gatishmëri për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Pra, NATO-ja është e pranishme në Kosovë dhe ne e marrim shumë seriozisht situatën aty”, ka thënë Stoltenberg.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *