Stomaku kundër trurit: Si të bindni veten për një dietë më të shëndetshme?

Koha më e mirë për të filluar me një dietë më të shëndetshme nuk është “nesër” dhe as “java e ardhshme”, por sot dhe tani. Në fakt, nuk ka asnjë moment të keq për të dhe duhet vetëm pak planifikim dhe motivim për të filluar.

Megjithatë kur përballemi me ‘vendime të mëdha’ si këto, na duket se negociatat mes policisë dhe grabitësve të bankave janë shumë të thjeshta në krahasim me negociatat që bëjmë me veten përballë pjatës.

E gjithë cka duhet të bëni është të ndaloni stomakun nga drejtimi i lojës dhe të vendosni mendjen në ballë. Këtë mund ta bëni fare thjesht me disa truke të vogla, që do ju vijnë shumë në ndihmë.

Truku më i lehtë për të filluar është të heqim nga duart të gjithë ushqimin që hedhim nga dieta jonë. Zbrazni rezervat e të gjitha ushqimeve dhe qeseve të biskotave, ktheni sirtarët me çokollata të harruara dhe hiqni qafe ëmbëlsirat nga çanta. Kjo, pasi ka më pak gjasa të tundoheni.

Zgjidhni një ditë të javës që do të jetë ‘dita e Planifikimit’ të menysë. Bëni blerje – kur nuk jeni të uritur – sipas listës që keni përgatitur në bazë të menysë. Sa më pak udhëtime të paplanifikuara në dyqan, aq më pak shanse do të tundoheni për të blerë diçka që do t’ju joshë të hani.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *