Nuk ka kaluar shumë që nga publikim i një fotoje pa filtera nga Rozana Radi ,foto kjo që e bëri të përballej me një situatë disi të sikletshme dhe jo fortë te këndshme .
Këngëtarja ka postuar në instastory disa regaime ku shfaqet shumë e revoltuar ndaj femrave duke theksuar se nga të gjithë ato komente shumica janë nga vajza dhe gra .
Rozana i ka kërkuar ndjekësve të saj të ndalojnë paragjykimet ndaj vajzave të showbizz-it shqiptar të cilat mund të kenë bërë ndërhyrje .
“Nëse dua të bëjë diçka në fytyrë nuk pyes asnjë. Unë kam qenë nga të parat që kam bërë ndërhyrje në trup dhe e kam thënë. Për ato gratë që komentojnë ndaj vajzave të showbizit dhe jo vetëm ‘Si jeni fryrë ashtu , pse zhvisheni’. Lëreni vajzat të bëjnë ça të duan se kanë jetën e tyre. Çfarë ju intereson juve se çfarë bëjnë. Ato kanë familjet e veta që kujdesen për to. Duan të vishen, duan të rregullohen, duan të mbahen. Na keni çmendur, sa më shumë ju respektojmë aq më keq është. E keqja grave u vjen nga vetë gratë.Nuk dua që asnjë vajzë apo grua të shahet në statusin tim. Më gjeni një njeri pa gabime dhe le të vijë të më gjykojë”, ka thënë në postimin e saj Rozana Radi