Strategjia e re e Gjermanisë dhe Francës për të nxitur vaksinimin/ Jo më teste COVID falas , qytetarët do t’i paguajnë vetë

Nga dita e sotme në Gjermani testet e COVID-19 nuk do të jenë më falas. Të gjithë ata qytetarë që nuk zgjedhin të vaksinohen do të duhet t’i paguajnë vetë testet e Covid, çmimi i së cilit kushton nga 15-20 euro.

Testet do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna. Kjo është një masë e ndërmarrë për të nxitur edhe më shumë vaksinimin e qytetarëve.

Një masë e ngjashme hyn në fuqi në Francë në 15 tetor, qoftë për testet PCR, por edhe testin antigjen.

Edhe bashkitë gjermane e kanë përshëndetur këtë vendim. “Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale“, është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *