Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tropojë, ku dhe është takuar me një grup të rinjsh nga zona.
I pyet në lidhje me diplomat e studentëve të mjekësisë, ku është paralajmëruar se nuk do t’i jepet kartoni pa kryer 3 vite praktikë, Rama tha se kjo gjë do të bëhet pasi të diplomuarit duhet të kthehen në vend.
Sakaq theksoi se nëse studentët e duan pagën atëherë ata do të kthehen dhe do punojnë.
Studente: Jam duke ndjekur infermierinë. Doja të dija nëse është e vërtetë që ato diplomat nuk do na jepen për 3 vite?
Edi Rama: Nuk është çështja që s’do ju jepen por është diçka që ne nuk e kemi shpikur, e bëjnë dhe në vende të tjera diploma e mjekut dhe infermierit nuk është si e të tjerëve, ju i dedikoheni jetës së tjetrit. Përveç anës teorike ka dhjam praktike, po e studiojmë dhe kështu do ndodhë me shumë gjasë. Ndërkohë, mos harroni se këtë e kemi lidhur dhe me nivelet e bursave. Kemi pasur problem të madh me bursat e ekselentëve. Qeveria qysh më parë ka marrë një vendim që dhe ne e kemi vazhduar, që nxënësit shqiptarë që shkojnë në universitetet top, në më të mirat e botës marrin bursë nga shteti shqiptar. Por t’i duhet të vish pas e të punosh në Shqipëri, kjo është marrëveshja që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme dhe e kemi vazhduar, është nënshkruar nga nxënësit dhe asnjë nuk ka ardhur, asnjë nuk ka thënë ndjesë se ato universitete janë nivel i lartë, saqë aty presin në radhë kompanitë që t’i marrin në punë. Okej, të kanë ofruar një rrogë të madhe e nuk kthehem, ne do e përmbysim këtë gjë, ne nuk do paguajmë më, të vijnë këtu e i paguajmë. Do i japim një pagë minimale, do i japim një bursë, do firmosim marrëveshje. Nëse e duan pagën e duan, nëse jo të vazhdojnë me lekët e veta.