Strehimi i afganëve në Durrës, Rama i çon dhurata fëmijëve: Kemi qenë dhe ne si ju!

Me dhurata dhe me urimin për një jetë më të mirë, kryeministri Edi Rama u ka uruar mirëseardhjen afganëve të strehuar mes Durrësit dhe Kavajës të cilët mbërritën në vendin tonë pak pas mesnatës.

Rama tha se e kupton situatën që ata po jetojnë sot pasi edhe shqiptarët kanë qenë dikur në vendin e tyre. Një prej grave afgane falënderoi kryeministrin ndërsa zbuloi edhe një detaj të veçantë, se një prej bebeve afgane feston ditëlindjen pikërisht sot, në ditën e parë të një jete të re në Shqipëri.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Më në fund ia dolët

Gruaja afgane: Me shumë vështirësi por ia dolëm. Ju falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë që keni treguar për grupin tonë. E di që nuk është e lehtë të strehosh kaq shumë njerëz krejt papritur, por kolegët tuaj kanë bërë  një punë të mrekullueshme.

Rama: Kemi qenë në këtë pozitë, e dimë çfarë është. Çdo gjë është në rregull këtu?

Gruaja afgane: Po, në rregull. Shumë faleminderit. Kanë qenë të gjithë shumë të gjindshëm, kanë bërë maksimumin. Nuk ka qenë e lehtë, për të qenë të ndershëm, duket ende si një makth nga i cili do të zgjohemi, por realiteti është ky që është për fat të keq. Duket si të vish nga ferri në parajsë, ka qenë shumë e vështirë për të gjithë.

Gruaja afgane: Këta janë disa nga njerëzit tanë këtu

Edi Rama: Pra çdo gjë është në rregull?

Gruaja afgane: E përsosur faleminderit shumë

Edi Rama: Kjo është ministrja jonë

Gruaja afgane: Po jemi takuar. Kanë qenë të gjithë shumë të gjindshëm. Nuk ka qenë e lehtë. Ende duket jo reale. Duket sikur do zgjohemi nga një makth. Duket si të vish nga ferri në parajsë

Edi Rama: Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët

Gruaja afgane: Jam e bindur që do ju pëlqejnë shumë

Edi Rama: Do një top, një top basketbolli

Gruaja afgane: Ky është bashkëshorti im dhe vajza. Ky i vogli këtu ka sot ditëlindjen e parë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *