Reperi i njohur Stresi ka rrëfyer ditën e sotme se ish-partnerja e tij vuan nga një sëmundje dhe kjo gjë i ka mbetur brengë në shpirt.
“7 vite në shtëpi më ka mbajt, me probleme, me të mira. Ekstremisht e fortë, ka dy tumore. Ish-bashkëshortja ka dy tumor në kokë, ngjit me njëri-tjetrin, ajo më vret çdo natë. Ndaj flas për të, më ka mbetur breng në shpirt. I ka dy në kokë ngjitur”, tha ai, duke mos dhënë shumë detaje rreth sëmundjes së saj.
Keisi dhe Stresi i dhanë fund martesës pas disa uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre. Ata u ribashkuan disa herë, por nuk arritën që ta shpëtojnë martesën e tyre. Keisi jeton në Kanada, ndërsa reperi në Shqipëri.