Reperi i njohur Stresi, është gjithnjë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij si dhe për projektet muzikore që publikon herë pas here.
Së fundmi, ai ka publikuar një foto me nënën e tij në “Instagram”, ku i dedikon disa fjalë vërtet emocionuese. Mesazhi i tij ishte edhe për të gjithë nënat shqiptare.
“Jeta fillon duke u zgjuar e dashuruar me fytyrën e nënës. Është personi i vetëm në këtë botë që të do akoma pa të parë. Zoti i bekoftë nënat tona! Ato janë heroina të vërteta”, shkruan reperi krah fotos.
Rikujtojmë se, më herët reperi u filmua në shoqërinë e një vajze në një klub nate. Vetëm disa ditë më vonë në një intervistë, Stresi foli për jetën private të tij, duke komentuar edhe këto pamje. Mirëpo, Arkimed Lusha u shpreh se vajzën në fjalë e ka shoqe dhe se prej 3 vitesh është beqar.
“Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino, Itali. E kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh. Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur. Një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral. Jam prej 3 vitesh beqar dhe vazhdoj të jem kështu që s’kam ça them, jam beqar 100%”, -theksoi reperi.