Stresi iu bën apel ndjekësve: Mos e përmendni më Keisin

Lidhja, ndarja, ribashkimi e më pas deklaratat e panumërta të Stresit për Keisin e kanë bërë ish-marrëdhënien e tij një nga më të komentuarat në rrjet.

Por, siç duket pas daljes së tij nga “BBV Kosova” reperi vazhdon po njësoj me Keisin, pra nuk ka një shpresë për ribashkim. Jo vetëm kaq! Ndonëse vetë nuk rreshti së përmenduri në reality-show, së fundmi ai ka bërë apel mos ta pyesin më për ish-in.

“Është bërë shumë e madhe kjo vajzë në Shqipëri. Të them të drejtën dua ta bëj një apel, mos pyesni më. Për mua, çdo gjë ka marrë fund. Unë kam jetën time, secili ka jetën e vet. Nuk di çfarë të them, po rëndësi ka të jetë mirë, kaq”,– shkruan Stresi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *