Reperi Stresi, i akuzuar për përfshirje në sherrin e ndodhur në Pejë, ka dhënë një deklaratë nga arratia.
Në një intervistë për mediat kosovare, ai ka njoftuar se është duke qëndruar rreth 300 km larg Tiranës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Stresi ka insistuar se është i pafajshëm për ngjarjen, së bashku me Noizy-n dhe DJ Crax. Ai ka theksuar se përpjekjet për të ekstraduar Noizy-n janë të padrejta dhe beson se çështja do të zgjidhet në Shqipëri.
Ngjarja e sherrit në Pejë përfshiu Noizy-n dhe DJ Crax, të cilët u arrestuan në Shëngjin për dhunën ndaj Muhamet Isenit, një personazh i njohur në TikTok.