Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Korçë ditën e sotme në ‘foltoren’ e tij të radhës ku është surprizuar nga demokratët për ditëlindjen e tij.
Një ndër surprizat ishte edhe ajo e reperit të njohur. Stresi, ose siç quhet ndryshe Arkimed Lushaj, menjëherë pasi u kthye nga Anglia, ka nisur të shoqërojë Berishën nëpër ‘foltoret’ që do të mbajë me simpatizantët e PD nëpër rrethe.
Stresi u shfaq me një tufë trëndafilash ngjyrë blu në dorë të cilat ja dhuroi ish-kryeministrit pasi ky i fundit kishte ditëlindjen ditën e sotme dhe mbushte 77 vjeç.
/Priza.al/