Reperi i njohur Stresi ka rrëfyer për eksperiencën e tij më të fundit, atë në Big Brother Vip Kosova, nga ku u shpall edhe fitues.
Në një intervistë televizive, ai u shpreh se pjesëmarrja në BBVK ka qenë ndër eksperiencat më të vështira për të.
Lidhur me marrëdhënien me ish-partneren e tij, Stresi ka qenë i rezervuar që të japë detaje por pranoi se dyshja ka folur pas daljes së reperit nga Big Brother.
Pjesë nga biseda:
Kush të ka ftuar në Big Brother?
Mua më ka ftuar një mikeshë shumë e ngushtë, Liberta pasi morën patentën e Big Brother. Unë vija pas një vrull koncertesh dhe kisha nevojë për pak qetësi.
Të gjithë ishim kurioz si qëndrove i mbyllur aq ditë?
As unë nuk e di si. Ka qenë një ndër gjërat më të vështira që kam provuar në jetën time, është diçka shumë ndryshe nga sa jetojmë jashtë, nuk ka lidhje me atë që shohim jashtë.