Në një intervistë Stresi përveç fitores ka folur ndër të tjera edhe për raportin që ka tani me ish partneren e tij Kejsin, duke zbuluar se kanë komunikuar edhe privatisht pas fitores së tij. Ai rrëfeu se ajo e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por nuk preferoi që të tregonte më shumë detaje, duke e quajtur marrëdhënien me të si dicka personale e që preferon ta mbajë të tillë.
Po ashtu ai foli edhe për arsyet se përse nuk zgjodhi të krijonte dicka me vajzat e shtëpisë, duke u shprehur se nuk kishte hyrën në “BBVK” për të gjetur dashurinë dhe kishte mbajtur një pozicion të qartë që në fillim.
Stresi tha ndër të tjera që së shpejti do të vijë me dy këngë të forta, njëra prej të cilave është bashkëpunim dhe tjera solo. Por nga ana tjetër theksoi se falë Big Brother do të realizojë edhe një dokumentar për karrierën e tij.