Stromae anulon të gjitha koncertet dhe zbulon arsyen pse

Këngëtari belg Stromae ka njoftuar se do anulojë të gjitha impenjimet e tij muzikore deri në muajin qershor për arsye shëndetësore.

Kam kuptuar se gjendja ime aktuale shëndetësore nuk më lejon për momentin të kryej takimet që kam lënë me ju”, thuhej në deklaratën e tij të fundit, të publikuar në rrjetet sociale.

“Me keqardhje ndaj lajmin me ju por duhet të pranoj kufijtë e mi. Jam i rrethuar nga familjarët që më ndihmojnë të përmirësohem, që të rinis të performoj”,- shprehet ai.

Stromae nuk specifikonte arsyet shëndetësore që çuan në anulimin e angazhimeve të tij. 38-vjeçari ka thënë më herët se ka kaluar episode depresioni.

Në deklaratë shtohej: “Shpresoj t’ju jap lajme më pozitive sa më shpejt. Mezi pres të takohem me ju dhe të rinis shfaqjet bashkë me grupin tim, që më ka mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve”.

Reperi i njohur ka gjetur sukses në të gjithë botën me muzikën e tij të stilit të veçantë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *